Një ngjarje e rëndë është shënuar në një fshat të Devollit pasi një 47-vjeçar ka dhunuar dhe ka tërhequr prej flokësh vajzën e tij 12-vjeçare.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Xh., 47 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Qendër, Devoll, pasi në qytetin e Bilishtit ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, të cilën dyshohet edhe se e ka ngacmuar seksualisht rreth 1 vit më parë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga burimet bëhet me dije se babai e ka tërhequr për flokësh gjatë pyetjeve në prani të psikologut. Gjithashtu rezultoi që kishte abuzuar me të miturën duke e prekur dhe ngacmuar por nuk ka kryer marrëdhënie.