Një grua 64 vjeçare është gjetur e pajetë në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur në Babrru të Kamzës.
Advertisement
Sipas të dhënave paraprake, gruaja dyshohet të jetë rrëzuar nga kati i dytë i banesës së saj.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Advertisement
Kamzë/Informacion paraprak
Më datë 25.10.2022, në Babrru, nga shërbimi i Urgjencës, është konstatuar pa shenja jete, në rrugë, shtetasja P. Q., 64 vjeçe.
Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj, ku ishte duke kryer punë shtëpie.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Advertisement