Lidhja e një 55-vjeçari me një zinxhir 15 metra të gjatë në oborrin e shtëpisë ka tronditur banorët në Volos të Greqisë.

Dy prindërit e moshuar kishin lidhur djalin, për të cilin thonë se kishte probleme me shëndetin mendor, ishte agresiv dhe kishin frikë mos dëmtonin njerëzit e tjerë.

Gjykata i ka dënuar prindërit, 75 dhe 79 vjeç me 3 vite burg dhe gjobë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mësohet se të moshuarit nuk fusnin në shtëpi djalin as kur binte shi apo kishte nevoja personale.  Ata e linin djalin në një kasolle dhe nuk e pranonin brenda në ambientin ku jetonin vetë për asnjë arsye, shkruajnë mediat greke.

Pas dënimit, prindërit paraqitën një kërkesë në Prokurori për shtrimin në spital të djalit, ndërsa filloi procesi i ndihmës juridike, në kuadër të të cilit shërbimet sociale do të hetojnë kushtet e jetesës së 55-vjeçarit.