E rëndë në Greqi, familja e kërkonte prej 3 vitesh, skeleti i 58-vjeçarit gjendet brenda një fuçie

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E rëndë në Greqi, familja e kërkonte prej 3 vitesh, skeleti i 58-vjeçarit gjendet brenda një fuçie

Një ngjarje horror është raportuar në Greqi, ku është gjetur skeleti i një personi në një fuçi plastike.

Sipas mediave greke, skelet ishte në gjendje mumifikimi në fuçinë plastike ndërsa raportohet se i përket një 58-vjeçari i cili ishte raportuar si i zhdukur në vitin 2018.

Ngjarja e rëndë është shënuar në brigjet e lumit Platanian në Rethymno, Kretë, më 27 korrik, ndërsa pas analizave të kryera rezultoi që skeleti i përkiste personit të zhdukur. Viktima ishte baba i dy fëmijëve.

Sipas ekspertizës në trupin e viktimës nuk është gjetur asnjë plagë me armë apo me thikë. Brenda fuçisë u gjetën disa rripa në formë mekanizmi për të mbyllur kapakun nga brenda dhe po ashtu edhe dy bombola gazi të vogla.

Advertisement

Kjo sipas ekspertëve tregon se 58-vjeçari mund të ketë vrarë veten duke mbyllur fuçinë nga brenda. Kjo metodë sipas mediave greke është e padëgjuar më parë.

Megjithatë hetuesit po punojnë dhe nuk përjashtojnë mundësinë që viktima të jetë mbyllur nga persona të tjerë dhe është lënë të vdes i gjallë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy