Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Gramsh ku një 68 vjeçare ka humbur jetën tragjikisht.
Policia bën me dije se shtetasja A. I. dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte. Fatkeqësisht ajo ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Advertisement