Një 33 vjeçar në Durrës është vetëvrarë me armë zjarri në banesën e tij.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të marte. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Advertisement
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:35, në lagjen nr. 5, dyshohet se është vetëvrarë, me armë zjarri, në banesën e tij, shtetasi F. D., 33 vjeç.
AdvertisementGrupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.