![E rëndë në Burrel, 2-vjeçari shfaq probleme shëndetësore në çerdhe, ndërron jetë rrugës për spital](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2023/09/ambulance.jpg)
Një fëmijë vetëm 2 vjeç ndërroi jetë këtë të hënë në Burrel.
2-vjeçari ndodhej në çerdhe kur ka shfaqur probleme, ndërsa është dërguar për në spitalin e qytetit, teksa mësohet se gjatë rrugës dyshohet se ka ndërruar jetë.
Burime pranë spitalit thanë se i mituri vuante që nga lindja nga disa probleme shëndetësore, për të cilat kurohej rregullisht në Burrel dhe Tiranë.
“Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit. Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje’, njofton policia.