Një 39-vjeçar shqiptar ka dhunuar barbarisht bashkëshorten e tij, po ashtu shqiptare. Çifti jeton në shtetin grek, ndërsa rasti është denoncuar në polici nga vetë 28-vjeçarja, e cila ka dëshmuar se ngjarja është regjistruar nmë datë 19 korrik teksa ndodheshin në plazhin e Nea Moudania, Halkidiki.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në sy të tri fëmijëve të mitur të çiftit.

Mediat greke shkruajnë se burri shqiptar e ka dhunuar me rrip në të gjithë trupin partneren e tij, ndërsa më pas e ka kërcënuar se do e vrasë me thikë.

Ngjarja bëhet akoma më e rëndë, pasi sipas dëshmisë së gruas, 39-vjeçari ka dhunuar me shqelma edhe fëmijën e tyre shtatëvjeçar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gruaja po ashtu ka thënë se ky nuk është rasti i parë i dhunës barbare, por ajo ka qenë viktimë e dhunës në familje prej tetë viteve të fundit. Pas denoncimit, policia ka identifikuar 39-vjeçarin dhe e ka shpallur në kërkim./vizionplus.tv