E reja u hodh nga lartësia në Kamëz pasi i postoi foto intime, arrestohet 39-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E reja u hodh nga lartësia në Kamëz pasi i postoi foto intime, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar i identifikuar si Altin Çoku është arrestuar nga policia në Kamëz.

Çoku, dyshohet se i ka publikuar një foto intime 27-vjeçs, e cila u vetëhodh dy ditë më parë nga tarraca e katit të katërt dhe si pasojë e plagëve të marrë humbi jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.     

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:       

Advertisement

– A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. 

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy