Dy persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë shpallut ne kerkim per plagosën me armë të premten në mbrëmjë në Poshnje të bashkise Dimal.

Dy shtetasit e arrestuar, A.Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Rroskovec dhe A.F., 32 vjeç., banues në fshatin Otllak, Berat dyshohet se janë edhe autoret e krimit ndërsa katër të tjerët e shpallur në kërkim, dyshohet se janë bashkëpunetore.

Ata janë: F.Sh., 30 vjeç, I.N., 48 vjeç, M.H., 33 vjeç dhe N.T., 32 vjeç.

E gjitha ngjarja u zhvillua në një lokal ku rreth orës 18:00, në ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi Iljaz Ismaili, 33 vjeç. Ky shtetas ka marrë një plumb në anën e majtë të gjoksit dhe në këmbë. Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,pasi gjendja e tij është e rëndë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

33 vjecari kishte disa ditë që ishte kthyer nga Anglia.