Një konflikt i çastit i nisur në një lokal përfundoi me vrasjen e një 44-vjeçari.
Krimi ndodhi mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Gjoçaj të Peqinit, ku Ylber Xhahysa u qëllua me armë zjarri nga 36-vjeçari Leonard Bashaliu, i cili u arrestua më pas nga policia.
Viktima dhe autori fillimisht debatuan e më pas u përplasën fizikisht duke goditur njëri-tjetrin me karrige. Pas përleshjes 36-vjeçari Leonard Bashaliu shkoi në makinën e tij dhe mori pistoletën. Ai qellin katër herë drejt 44-vjeçarit dhe më pas u largua me qetësi në banesën e tij ku edhe u kap nga policia.
Nga të shtënat, Ylber Xhafhysa u plagosë rëndë, ndërsa humbi jetën në Spitalin e Peqinit për shkak të plagëve.
Shkak për vrasjen sipas dëshmisë të dhënë në polici nga ana e 36-vjeçarit, Leonard Bashaliu u bë një konflikt i nisur rreth pesë vite më parë pasi viktima i kishte gërvishtur makinën.
Ai u shpreh i penduar për krimin duke thënë se nuk kishte synim ta vriste 44-vjeçarin.
Banoret e fshatit
Këtu në Shqipëri kështu po ndodhin ngjarjet. Shiko vrasje në televizor se janë bërë si program ,u vra këtu u vra atje dhe ja ca ndodh tani.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ndërkohë policia sekuestroi armën e krimit, ndërsa mori edhe dëshmitë e personave që ndodheshin lokal në momentin e konfliktit.