Një dononcim i pazakontë ka mbërritur mesditën e kësaj të diele në sallën operative të Policisë së Lezhës. Një shtetas malazez, i cili ndodhej në plazhin e Shëngjinit, ka denoncuar humbjen e gruas së tij.
Burime pranë policisë bënë të ditur se shtetasi nga Mali i Zi ka dhënë adresën ku ndodhej, por megjithëse efektivët mbërritën menjëherë aty, nuk gjetën denoncuesin.
Advertisement
Efektivët pyetën pushuesit për të shkuar tek denoncuesi, por pasi nuk gjetën informacion në lidhje me ngjarjen u larguan.
Denoncimet për humbjen e fëmijëve në plazhe janë të shpeshta për uniformat blu, por rasti i sotëm është i rrallë.
Advertisement