Një banesë ishte përshtatur si fermë kanabisi në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.
Për këtë rast policia ka arrestuar katër persona.
Gjithcka nisi të martën kur u ndalua për kontroll teksa lëvizte me mjetin e tij shtetasi Ervin Shametaj 30 vjec.
Në makinë atij iu gjeten fidane kanabisi.
Më pas policia shkoi të kontrollonte banesën, aty ku policia gjeti aparatura që shërbejnë për kultivimin e kanabisit.
Banesa ishte marrë me qira disa kohe më parë pikërisht nga Ervin Shametaj. Vec tij u prangosën edhe Skënder Ismaili 44 vjec dhe Gerhard Duro 37 vjec dhe shtetasi me iniciale J.V, 17 vjec..
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor anticanabis i koduar “Kimisti”
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve nën drejtimin e Prokurorisë.
AdvertisementKishin përshtatur banesën si një ambient të përshtatur si laborator, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, vihen në pranga 4 persona.
Sekuestrohen paisjet e montuara në banesën e pershtatur për kultivimin e bimëve narkotike,fara dhe fidanë canabis, 2 automjete dhe sende të tjera të kundraligjshme.
Strukturat e DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të canabisit si rezultat e një punë disa mujore kanë zhvilluar me sukses operacionin policor të koduar “Kimisti” në kuadër e të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim, të shtetasve : E. Sh., 30 vjeç, G.D., 37 vjeç, S. I., 44 vjeç dhe J. V., 17 vjeç.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur banesën e marrë me qira nga shtetasi E. Sh., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
AdvertisementGjatë kontrollit të banesës u gjetën fidanë të dyshuar narkotik kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike, fara kanabisi dhe 1 peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në automjetet me të cilën këta shtetas qarkullonin u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar kanabis, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.