Pasi kryeministri Edi Rama foli për mundësinë e një dite pa makina për të kursyer karburant, Bashkia e Tiranës ka vendosur që të martën qarkullimi i automjeteve të jetë i kufizuar.

 

Nga ora 09.00 deri në orën 15.00, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga Ministria e Brendshme deri në fillim të ish-Hotel Dajtit; nga Ura e ish-Hotel Dajtit deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”, si edhe nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë deri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërsa në akset e tjera, lëvizja do të jetë si normalisht.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit do të bëhet me devijim, njësoj si edhe linjat urbane.

 

Sipas Bashkisë së Tiranës, dita pa makina bëhet me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për të shmangur të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve dhe për t’ua lënë vendin aktiviteteve për fëmijët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";