E konfirmon prokuroria: Fridman Xhaferraj u vra dhe u hodh në rezervuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E konfirmon prokuroria: Fridman Xhaferraj u vra dhe u hodh në rezervuar

Zyrtarisht Prokuroria e Korçës thotë se 25-vjeçari Fridman Xhaferraj është vrarë në Korçë dhe më pas trupi i tij është hedhur në rezervuarin e Gjançit.

 

Sipas prokurorisë, Xhaferraj është larguar nga shtëpia në datën 22 maj, një ditë pas ndryshimit të masës së sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”.

 

Advertisement

Në datën 23 maj, policia ka shkuar në shtëpinë e 25-vjeçarit për të kontrolluar zbatimin e masës së sigurisë, por nuk e ka gjetur. I vëllai i ka deklaruar policisë që Fridman është nisur për të punuar në Greqi me disa përsona të tjerë.

 

Burime të prokurorisë pohojnë se 25-vjeçari është vrarë për larje hesapesh. Shkak për vrasjen dyshohet të jenë konfliktet e mëparshme të viktimës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy