Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ndaloi këtë të mërkurë një inspektor 47-vjeçar, të akuzuar për “Korrupsion Pasiv” dhe “Shpërdorim detyre”.
Referuar njoftimit, ai është kallëzuar sot nga një qytetar. 47-vjeçari dyshohet se merrte ryshfet që të pengonte strukturat policore që të vepronin kur konstatonin ndërtime pa leje.
Advertisement
“Vazhdon puna investigative dhe procedurale në lidhje me dokumentimin, sqarimin e pozitës së tij, si dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari”, thuhet në njoftimin e SHÇBA.