Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Qarkun e Shkodrës mbrëmjen e kësaj të marte.
Burimet paraprake bëjnë me dije se një person është paraqitur i plagosur në urgjencën e spitalit.
Advertisement
Dyshohet se ngjarja është regjistruar në aksin rrugor, Vau i Dejës – Pukë.
Nuk dihet ende identiteti i personit që ka mbetur i plagosur ndërsa, burime nga spitali bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Advertisement
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.