
Të shtëna me arme zjarri janë shënuar mbrëmjen e kësaj të marte.
Burime bëjnë me dije se është qëlluar në drejtim të një automjeti në lagjen ‘Prek Cali’ në Shkodër.
Advertisement
Një automjet në lëvizje ka qëlluar ndaj një automjeti tjetër i cili ka qenë i parkuar.
Nuk raportohet për persona të vrarë ose të plagosur.
Advertisement
Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.