Një 19 –vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në fshatin Llakatund të Vlorës.
Lajmin e ka bërë të ditur policia ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Advertisement
I riu është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve si dhe janë vënë në kërkim autorët.
Vlorë/Informacion paraprak
Në fshatin Llaktund, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasi S. J., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
AdvertisementGrupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.