Një ngjarje e rëndë është shënuar në Plazhin e Jonufrit.
Një gomone ka dëmtuar një femijë të mitur 7 vjeç teksa ka qenë duke notuar në afërsi të bregut të detit.
I mituri është dërguar në spital dhe sipas raportimit të policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, është shoqëruar për veprime të mëtejshme drejtuesi i mjetit lundrues.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:40, në plazhin e Jonufrës, shtetasi H. K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, ka dëmtuar një 7-vjeçar, i cili ka qenë duke notuar në afërsi të bregut. Aktualisht fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ky është një rast i përsëritur pasi vetëm disa ditë më parë një tjetër mjet lundrues plagosi dy persona të cilët merrnin rreze në breg të detit në Jalë.
Njëri prej të cilëve ndodhet ende në gjendje kritike për jetën.