Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është paraqitur mëngjesin e kësaj e marte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Siç dallohet në pamjet e siguruara, Flamur Noka futet në ambientet e brendshme të institucionit.
Advertisement
Ndërkohë, ende nuk bëhen të ditura detajet e paraqitjes së deputetit demokrat në SPAK dhe çështja për të cilën është thirrur.
Më herët, kreu i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja ka depozituar në SPAK një padi ndaj Flamur Nokës.
Advertisement
Ai e akuzon këtë të fundit se ka shkaktuar incidente në dy qendra votimi, por mëgjithatë nuk dihet nëse kjo është arsyeja e paraqitjes së Nokës në SPAK.