Një trup i gjetur i copëtuar në një kanal në zonën e Rovigo në Itali është idnetidfikuar se i përket një shqiptari nga Durrësi, 72-vjeç.
72-vjeçari është Shefki Kurti nga Durrësi dhe orej vitesh jetonte në Itali.
Mediat italiane kanë publikaur detaje tronditëse në lidhje me këtë pertson.
Trupi i tij u gjet në kanal i copëtuar dhe i futur në një qese mbeturinash.
Autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes ndërkohë që deri më tani dihet se shqiptari ishte pensionist dhe i martuar.
Identivikimi i kufomës u bë disa ditë pas gjetjes së copave të trupit nga punonjësiut e mirëmbajtjes së lumit.
Fillimisht ata konstatuan një këmbë më pas një krah e më tej u gjet qesja e mbeturinave me pjesët e tjera.
Hetuesit e lidhin ngjarjen me një tjetër vrasje makabre që ndodhi në Prill të këtij viti por kufoma nuk është identifikuar deri më tani.
Edhe në këtë rast trupi i coptuar u gjend në një qese të zezë mbëturinash.