Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo ndan herë pas erë me ndjekësit e tij në facebook, lajme dhe refleksione sa I takoin betejes me covid 19.
Këtë herë doktori shumë I dashur për publikun ka dhënë një lajm shumë të mirë.
Sipas Kalos gjatë 24 orëve të fundit nuk është paraqitur asnjë i sëmurë me Covid-19 në spital. Sipas infeksionistit, jemi në rrugën e duhur për të dalë nga tuneli i gjatë 14 mujor I betejes me këtë “flamë mbarëbotërore”.
Por Tritan Kalo bën thirrje edhe për vaksinimin masiv që duhet të vazhdojë në Shqiperi.
Postimi i plotë i Kalos:
Kohë kovidiane…. 8.05.2021…. Njëzet e katër orëshi i parë pas datës 8.03.2020 që në Shërbimin e Urgjencës së Sëmundjeve Infektive në QSUNT, nuku është paraqitur asnjë i sëmurë me Covid-19….E fituam këtë betejë me “flamën mbarëbotërore”, Pandeminë nga Sars-Cov2/Covid-19…..SHPEJT për të folur me siguri, POR kryesorja është se jemi në udhë të mbarë për të dalë nga tyneli i gjatë, ku po ecim prej 14 muajsh që nga mbrëmja e 8-9 Marsit 2020….Kemi ende plot të sëmurë në gjëndje të rëndë në mjediset spitalore, po ashtu dhe jo pak të sëmurë që mjekohen në banesat e tyre…. Kemi humbur qindra e mijra të afërt, miq e shokë….
Kemi kaluar e po kalojmë momente shumë të trishta, por NE nuk jemi dorzuar…Vetndërgjegjësimi dhe vetkujdesja KURRË të mos na zbehet dhe të na mungojë edhe pas sodit…MHD ( Masak, Higjena personaledhe kolektive, Distancimi gizik) mbeten shumë të efektëshme në këtë betejë me armilun e padukshëm…. VAKSINIMI po na ndihmon që të dalim sa më shpejt nga ky tynel, ndaj për asnjë dekikë mos nguroni të vaksinoheni ndaj infeksionit Sars-Cov2/Covid-19….
AdvertisementMëndjeçarturit e gojështhururit kundër aplikimit të vaksinës kurrë nuk do të mbyllen, por nga shekujt populli na rikujton se :”Një gurë hedh budallai në lumë, e duhen 1000 të mënçur për ta gjetur e nxjerë atë nga ai”…..Duajeni dhe respektojeni sa më shumë veten si dhe ata që gjallojnë rreth jush…. NE, mantelbardhët dhe stafi mjeksor jemi kurdoherë këtu në vijën e parë për t’u kujdesur dhe ndihmuar në përballjen tuaj me virusin jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-Cov2/Covid-19….Koha po punon për Ne, që edhe me kujdesin e pa munguar ndaj vetëvetes, të mundemi t’i gëzojmë sa më mirë bukuritë e këtyre viseve të së bekuarës Nënëlokes Shqipëri….Together forever!!!