Mediat lokale serbe njoftuan një ditë më parë se më shumë se 1 milionë persona në Serbi kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tanjug, më shumë se 1 milion njerëz kanë marrë deri në këto momente një dozë të vaksinës, ndërsa rreth 356,010 kanë marrë dhe dozën e dytë.

Serbia është vendi i dytë në Europë dhe i shtati në botë për sa i përket numrit të personave vaksinuar për milion banorë, sipas faqes në internet për ndjekjen e të dhënave. Ajo e nisi fushatën e vaksinimit më 19 janar.

Deri në këto momente Serbia ka marrë 1.5 milionë doza vaksinash të zhvilluara nga kompania Sinopharm e Kinës si dhe 19,500 vaksina nga Pfizer dhe 250,000 doza nga rusja Sputnik V.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri në fund të shkurtit ajo pritet të furnizohet dhe me rreth 250 mijë doza të tjera nga të treja këto kompani që kanë prodhuar vaksina.