Ditë pa makina është vendosur për qytetin e Fierit këtë të dielë.
Kufizimi ka nisur në orën 08:00 dhe do të vazhdojë deri pasdite në orën 16:00.
Në rrugë do të lejohet vetëm qarkullimi i automjeteve të emergjencës, si ambulance, zjarrëfikëse apo atomjetet e policisë.
Kufizimet janë vendosur me qëllim shfrytëzimin e ambjenteve publike të qytëtit, qetësisht nga ana e qytetarëve.
Disa rrugët ka nisur të aplikohet ky kufizim:
• Rruga “Kastriot Muço” – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”. • Rruga “Rauf Nallbani” – nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj” • Bulevardi “Ramiz Aranitasi” – nga kryqëzimi me Rrugën “Vasil Peçuke” deri te Sheshi Europa.• Bulevardi “Jakov Xoxa” – nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës
Advertisement• Rruga Dervish Hekali – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”. Policia Bashkiake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të zbatuar këtë kufizim dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të shfrytëzojnë qetësisht ambientet publike të qytetit, njëkohësisht të përmbushin detyrimet dhe nevojat e tyre.