Kete te diele gradualisht mbi vendin tonë pritet të depërtojnë masa ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë jugore. Këto masa parashikohen të sjellin mot të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë e lehtë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek, dhe përgjatë vijës bregdetare deri në 10m/s shoqëruar me valëzim të forcës forcës 1-2 ballë. Sa i përket fushës termike ndikimi i këtyre masave ajrore të nxehta do të sjelli një rritje të ndjeshme të temperaturave në të dyja vlerat. Ato parashikohen nga 10 grad në orët e mëngjesit në zonat malore deri në 31 grad celcius në orët e mesditës në zonat e ulta.
Rajoni i Ballkanit do të vijoj të ndikohet nga vlera të larta të presionit atmosferik dhe masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare këto më tepër të përqëndruara në pjesën veriperëndimore të tij.
Sa i përket Kontinentit Europian një qëndër e presionit të ulët e pozicionuar në Ishujt Britanik parashikohet të ndikoi mbi kushtet atmosferike edhe në europën veriore, atë qendrore dhe një pjesë të gadishullit Iberik. Në këto zona moti do të jetë i vranët shoqëruar me reshje shiu. Pjesa tjetër e kontinentit do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe mot me diell e vranësira kalimtare.