E denoncoi në polici, Ahmed Kalaja tregon në Quo Vadis historinë e gruas që e përndiqte

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E denoncoi në polici, Ahmed Kalaja tregon në Quo Vadis historinë e gruas që e përndiqte

I ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Imami Ahmed Kalaja, ka treguar një moment aspak të këndshëm që i ka ndodhur me një grua, e cila e përndiqte.

Ai tregoi se ajo i dërgonte shumë mesazhe, sa erdhi një moment që u bë e padurueshme dhe për këtë e denoncoi në polici.

Gjithashtu Imami Kalaja foli dhe për incidentin kur nuk u lejua të hyjë në Maqedonisë e Veriut, për të cilin tha se tashmë është zgjidhur.

Pjesë  nga biseda:

Advertisement

Pranvera Borakaj: Ishte një lajm që qarkullonte ditët e fundit, 42-vjeçarja që përndjek Ahmed Kalanë, dhe ju e keni denoncuar. Çfarë ishte kjo histori?

Ahmed Kalaja:Di unë, ishte njëra që më shqetësonte dhe unë e denoncova.

Pranvera Borakaj: Po çfarë ju shkruante, çfarë ju thoshte?

Ahmed Kalaja:Ku e di unë, thoshte ti kështu, ti ashtu, mua më ka ardhur inspirim nga Zoti.

Advertisement

Pranvera Borakaj: Kishte kohë që dërgonte mesazhe?

Ahmed Kalaja:Po kishte shumë kohë, nganjëherë e injoroja, por nga që u bë shumë shumë, shkova e denoncova.

Pranvera Borakaj: Meqë jemi në Shkup, pati një incident në kufi për një aktivitet për të shkuar në Maqedoninë e Veriut, e denoncuat?

Ahmed Kalaja:E denoncova si rast dhe pati një reagim nga Ministri i Drejtësisë, krenar Llulla, dhe që nga ai moment u hoq pengesa.

Advertisement

Pranvera Borakaj: Ju dhanë një shpjegim pse?

Ahmed Kalaja: Atje janë përzier gjërat sa albanofobi, sa islamofobi, janë shumë të përziera.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy