Portali qeveritar e-Albania eshte ende jashte funksionit. Demtimi nga sulmi kibernetik ende nuk eshte rikuperuar plotesisht duke bere qe disa nga sherbimet te ofrohen nga insitucionet perkatese.
Sipas kryeministrise, grupet e punes se bashku me partneret e huaj jane duke punuar pa nderprerje per ritkhimin ne normalitet.
Konkretisht, faqet zyrtare te institucioneve si dhe procesi i fiskalizimit jane rikthyer ne funksion pas 12 oreve.
Nga dita e hene ka vijuar puna normale ne drejtorine e sherbimit rrugor, drejtorine e doganave si dhe tek fondi i kujdesit shendetesor.
Keto institucione po funksionojne me sistemet e brendshme.
Qeveria thote se sherbimet do te rikthehen nje nga nje dhe se te dhenat nuk jane cenuar si pasoje e reagimit ne kohe dhe zbatimit te protokolleve mbrojtese.