Policia ka dhënë detaje lidhur me automjetin që u gjet i djegur në Gjadër të Lezhës. Automjeti dyshohet se është përdorur në ngjarjen kriminale, ku mbeti i vrarë Nikolin Lekstakaj.
Mjeti tip “Benz” rezulton i vjedhur që në shtator të vitit 2022 në Berat, ndërsa brenda automjetit është gjendur dhe një armë.
“Nga kqyrja e automjetit, në brendësi të tij, janë gjetur një armë zjarri automatik dhe disa gëzhoja, të gjitha të djegura plotësisht. Arma e zjarrit e gjetur dyshohet të jetë arma që është përdorur për vrasjen e shtetasit N.M.(L). U bë sekuestrimi i tyre në cilësinë e provës materiale për tu dërguar për ekspertime”, njofton policia.
Nikolin Lekstakaj u ekzekutua një ditë më parë, teksa po dilte nga një market. Policia ende nuk ka një pistë hetimi dhe asnjë gjurmë të autorëve.