Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë herë në Tiranë ku një 43 vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

Policia ka bërë ndalimin e shtetasit me iniciale J.D.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit J. D., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të arrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";