Një 26 vjeçar arrestohet nga Policia e Korçës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14 vjeçare. Burime të siguruara per Vizion Plus thanë se kanë qënë prindërit e vajzës ata që kanë kërkuar ndihmën e policisë lokale për gjetjen e saj pasi kishte dy orë e larguar nga banesa. Vajza kur është kthyer në shtëpi ju ka treguar prindërve se ka qënë në shoqërinë e Romeo Kosturi 26 vjeç banues në qytetin e Korçës. Pasi kanë mësuar një gjë të tillë prindërit janë rikthyer edhe një herë në komisariatin e qytetit juglindor ku dhe kanë bërë denoncimin. Pas vizitës mjekësore, mjekët e marernitetit kanë konstatuar se vajza kishte kryer marrëdhënie seksuale. Kaq është dashur që uniformat blu të bëjnë arrestimin e Kosturit i dyshuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me 14 vjeçaren. Burimet thanë se vajza ka deklaruar për grupin e hetimit se ka shkuar me dëshirën e saj me 26 vjeçarit.