Dyshohet se 13-vjeçari u vetëvar nga një video në Tik Tok/ Reagon ministrja Kushi: E tronditur, familja dhe shoqëria të marrin përgjegjësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dyshohet se 13-vjeçari u vetëvar nga një video në Tik Tok/ Reagon ministrja Kushi: E tronditur, familja dhe shoqëria të marrin përgjegjësi

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Lushnje ku një 13 vjeçar i dha fund jetës tragjikisht.

 

Kushi thekosn se aksesi i fëmijëve në internet për një kohë të gjatë dhe në burime apo informacione të pakontrolluara dhe të parekomandueshme për moshën e tyre është një nga çeshtjet që unë kam ngritur vazhdimisht në takime të ndryshme.

 

Advertisement

“URGJENTE!
Jam shumë e tronditur nga ngjarja e fundit e 13 vjeçarit në Lushnje!
Aksesi i fëmijëve në internet për një kohë të gjatë dhe në burime apo informacione të pakontrolluara dhe të parekomandueshme për moshën e tyre është një nga çeshtjet që unë kam ngritur vazhdimisht në takime të ndryshme. Edhe para pak ditësh e ngrita si alarm në takimin e zhvilluar në kuadër të projektit “Shkolla për Shëndetin” ku theksova nevojën e një debati të gjerë publik për këtë emergjencë shoqërore.
Jo vetëm shkollat dhe institucionet, por edhe familjet dhe çdo individ duhet të marrë sot përgjegjësinë për këto raste fatale!”, shkruan Kushi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy