Këtë të dielë janë shfaqur 4 vatra të reja zjarri në pyjet e Bodesë në njësinë administrative Lozhan të bashkisë Maliq.

Burime pranë shërbimit zjarrfikës të kësaj bashkie bëjnë me dije se zjarret e sotme nuk kanë lidhje me zjarret e para pak ditëve më parë, ku u dogjën plotësisht 160 hektarë pyje, kjo edhe për shkak se vatrat e sotme janë në largësi me njëra-tjetrën, ai dhe janë shfaqur në vende të përshkruara me pare nga zjarret.

Kjo edhe për shërbimin zjarrfikes lë dyshime të forta se vatrat e reja janë të qëllimshme e për këtë ne vendngjarje kanë shkuar edhe oficerë të policisë gjyqësore të cilët po hetojnë rastet e shfaqura ditën e sotme./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";