Pa certifikimin e EMA dhe FDA Shqipëria nuk duhet të nise vaksinimin e popullatës me dozat e sputnik5 dhe Sinovak për të cilën u firmos të martën akti normativ për të nisur bisedimet.
Të këtij mendimi, raporton Vizion Plus, janë mjekët epidemiologë Ilir Alimehmeti dhe Erion Dasho.
ILIR ALIMEHMETI
AdvertisementEPIDEMIOLOG
Kemi nevojë për vaksina të sigurta dhe efektive, gjë që vjen nga certifikimi i EMA dhe FDA. Sputnik 5 është ën pritje për tu certifikuar. Ndërsa për vaksinën kineze nuk kemi asnjë siguri pasi të dhënat janë hermetike, të vetmin informacion për të e marrim nga media. Por ndërkohë që jemi në pritje të certifikimit për efikasitetin e Sputnik 5, të mos nisë injektimi i saj, por të vazhdohet me stokun e Pfizer dhe Astrazeneca, thote mjeku per Vizion Plus.
ERION DASHO
EPIDEMIOLOG
Janë vaksina mbrojtëse, ama deri në momentin kur nuk kemi certifikim mbi efikasitetin, të kemi një relacion shoqërues nga ekspertët shqiptarë, pasi vetëm para pak javësh u refuzua oferta e të dy vaksinave.
Advertisement
Sa i përket rrezikut në vendet ku janë injektuar në populate ekspertët thonë per Vizion Plus për vaksinën Sputnik 5 nuk është raportuar për rrezikshmëri, ndërsa për Sinovac nuk ka asnjë relacion.
10.000 doza të vaksinës ruse Sputnik V të cilat mbërritën në Shqipëri si donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe do të përdoren për vaksinimin e të moshuarve mbi 80 vjeç.