Ndërkohë që mutacione të ndryshme të Covid-19 që janë shfaqur në disa vende të botës, shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor duket se e gjejnë veten në errësirë të plotë, duke mos pasur mjetet e duhura për identifikimin e varianteve të reja.

Deri më tani asnjë nga vendet e rajonit nuk numëron ende asnjë rast të konfirmuar me variantin anglez të Covid-19 i cili është përhapur sipas OBSH-së në të gjithë Europën.

Duke u nisur nga përhapja e shpejtë e këtij varianti edhe në vendet fqinje, si Greqia dhe Italia, Kosova ka vendosur të dërgojnë 30 mostra të Covid-19 në Berlin. Mostrat e zgjedhura në mënyrë të rastësishme u dërguan sot në një laborator në Berlin, për të parë nëse një variant tjetër i virusit, përfshirë edhe atë anglez, është duke qarkulluar në Kosovë.

Drejtori i Departamentit të Mikrobiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik në Kosovë, Xhevat Jakupi, shprehet për mediat se autoritetet kanë mbledhur në mënyrë të rastësishme 40 mostra, 30 prej të cilave u dërguan në Berlin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai ka theksuar se nuk kanë informacione se kur do të marrin përgjigje për këto mostra, por zakonisht analizimi i tyre nuk merr më shumë se 72 orë. Duke qënë se verifikimi i varianteve të reja nuk mund të bëhet në Kosovë, Organizata Botërore e Shëndetësisë, po e ndihmon Kosovën që mostrat t’i dërgojë në shtetet tjera.

Por si po veprohet në vendin tonë dhe a ka zbuluar Shqipëria variante të reja të Covid-19?

Instituti i Shëndetit Publik i thotë Gazetës Si se deri më tani, nga analizimi i mostrave në laboratorin e ISHP-së nuk është zbuluar qarkullimi i ndonjë mutacion i ri. Shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë në ISHP i thotë Gazetës Si se Shqipëria ka të gjitha kapacitetet për zbulimin e varianteve të reja, përfshirë edhe variantin anglez.

Por deklaratat që vijnë nga Institucioni i Shëndetit Publik duket se bien ndesh me njëra-tjetrën. Kur u zbuluan rastet e para të variantit anglez të Covid-19 në dhjetor, Dritan Ulqinaku, nëndrejtor i Institutit të Shëndetit Publik do të deklaronte se Shqipëria nuk e ka kapacitetin për të zbuluar dhe ‘kapur’ variantin e ri të COVID-19.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në atë kohë, ISHP tha se monstrat do të dërgoheshin në laboratorët në Londër, pasi për zbulimin e këtij varianti duhet laboratorë të nivelit 3-4, të cilët sipas tij, Shqipëria nuk i ka.

“Duhen laboratorë të një standardi që nuk ia vlen t’i futemi. Ne nuk e dallojmë dot, por bëjmë diçka tjetër, marrim mostra të personave me COVID dhe i dërgojmë në Londër, kjo është një mënyrë për të zbuluar nëse janë me COVID të ri apo jo. Tani do fillojnë organizimet e reja për të dërguar mostra në Londër. Do marrim mostra rastësore, mbi disa indicie. Nuk ka sens të krijojmë laboratorë të nivelit 3-4, do shumë investime, shumë siguri, do shumë trajnime të njerëzve që duhen vite”, tha Ulqinaku. Sipas tij në këto kushte zgjidhja më e mirë do të ishte dërgimi herë pas herë i mostrave në laboratorë të specializuar.

Siç bëhet e ditur nga autoritetet në Prishtinë për dërgimin e mostrave jashtë vendit aplikohet disa ditë përpara dhe të gjitha shpenzimet rreth transportit të tyre do të mbulohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

I pyetur nëse po punohet që mostrat e dyshuara të mund të verifikohen edhe në Kosovë, ashtu si Ulqinaku, edhe Drejtori i Departamentit të Mikrobiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik në Kosovë, Xhevat Jakupi, thotë se kjo nuk është prioritet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mutacioni i ri i COVID-19 mendohet të jetë 70 për qind më ngjitës dhe ka çuar në një rritje alarmante të rasteve në të gjithë Europën, pavarësisht se një pjesë e vendeve europiane ndodhen në karantinë.

Ai u zbulua në fund të dhjetorit edhe në Greqi, ndërsa në Italia mendohet të ketë qarkulluar që nga nëntori, duke rritur kështu mundësinë që të ketë mbërritur në Ballkanin Perëndimor.

Serbia dhe Maqedonia e Veriut mësohet se kanë nisur po ashtu analizimin e monstrave në “kërkim të variantit të ri”, mes pasigurive nëse laboratorët vendas mund ta zbulojnë ose jo variantin e ri.

Maqedonia e Veriut ka njoftuar të premten se ka regjistruar disa mutacione të koronavirusit të ri, por që nuk janë të ngjashëm me variantin e zbuluar në Britaninë e Madhe. Lajmi është bërë e ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili ka theksuar se variantet e reja të zbuluara nga laboratorët e Akademisë së Shkencave nuk paraqesin rrezik shtesë për qytetarët dhe institucionet shëndetësore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Që nga stina e verës (2020), tek ne janë zbuluar gjashtë apo shtatë mutacione gjenetike në Laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut. Por ata nuk janë të ngjashëm me variantin e ri të koronavirusit të ri të zbuluar nw Britaninë e Madhe”, theksoi Filipce.(SI)