Urgjenca e Elbasanit këtë të mërkurë ka qene e tejmbushur me qytetare.
Dhjetëra qytetarë, ndonëse me maska, kanë neglizhuar masat anticovid duke mos mbajtur distancën nga njëri-tjetri.
Të vetëdijshëm për rrezikun e përhapjes së infeksioni, ata thonë per Vizion Plus se janë të detyruar të qëndrojnë grumbull pasi nuk respektohet radha për kryerjen e vizitave mjekësore.
Qytetari 1
Kam sjell gocën. E di që përbën rrezik, por çfarë të bëjë. Nëse nuk rri këtu ne radhe, futet tjetri.
Qytetari 2
AdvertisementKam ardhur per vizitë. Jemi të detyruar.
E njëjta situatë është dhe brenda ambienteve të urgjencës, aty ku numri i qytetarëve që presin për të marrë shërbim është akoma dhe më i madh.
Elbasani është qarku i katërt në rang vendi që ka numrin më të lartë të personave të infektuar me virusin sars cov2.