Dyndja masive e të moshuarve për një vaksinë, reagon zëdhënësi i Albin Kurtit: E vendosëm nën kontroll, fajin e patën vetë qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dyndja masive e të moshuarve për një vaksinë, reagon zëdhënësi i Albin Kurtit: E vendosëm nën kontroll, fajin e patën vetë qytetarët

Pas tollovisë që është krijuar mëngjesin e sotëm para sallës “1 Tetori” në Prishtinë, zëdhënësi i LVV-së Arlind Manxhuka ka bërë të ditur se pritja e qytetarëve është vënë nën kontroll.

Manxhuka ka publikuar disa fotografi, në të cilat shihet se pranë sallës janë vendosur disa rrjeta që ndihmojnë për të mbajtur rendin e pritjes së të interesuarve për t’u vaksinuar.

“Është vendosur në kontroll pritja e qytetareve në sallën ‘1 Tetori’, që presin të vaksinohen. Fotografia është bërë në orën 12:00”, ka bërë të ditur Manxhuka në Facebook.

Mëngjesin e sotëm ka pasur radhë të gjata të qytetarëve për t’u vaksinuar në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Kjo ka ngjallur reagime të shumta në shoqëri, ku Qeveria është kritikuar për mosorganizim të procesit të vaksinimit.

Advertisement

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë në reagimin e saj ka bërë të ditur se tollovia në sallën “1 Tetori” është shkaktuar për shkak se qytetarë nga komunat e tjera kanë ardhur për t’u vaksinuar në Prishtinë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy