Në krahasim me një ditë më parë, kjo e martë regjistroi dyfishin e rasteve të reja me koronavirus.
Nëse të hënën u zbuluan 200 të infektuar, sot Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 451 qytetarë pozitivë.
Advertisement
Duhet theksuar se rritje ka pësuar edhe numri i testimeve, nga afro 2.200 dje, në afro 5.200 sot.
Dy pacientë, njëri 70 vjeç nga Vlora dhe tjetri 77 vjeç nga Durrësi nuk e mposhtën dot sëmundjen, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.
Advertisement
Në 24 orët e fundit arritën të shërohen 55 pacientë. Ndërkohë, në spitalin Infektiv po trajtohen 54 pacientë dhe duhet thënë se numri po vjen nga dita në ditë në rritje.
Advertisement