Policia e Gramshit ka reaguar pas shpërthimit në makinën e vëllezërve Algert dhe Erald Mine.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20, në lagjen “Xhile Liçi”, në Gramsh.

Automjeti  tip “Ford Focus”, që drejtohej nga Algert Mine, gjatë kohës që ka qenë në lëvizje, ka shpërthyer.

Si pasojë është dëmtuar Algert Mine dhe Erald Mine, vëllezër, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse që vëllezërit e kishin në kroskotin e makinës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit të automjetit.

Policia njofton se pas ekzaminimeve të mekanizmit të rrethanave që kanë ndikuar në shpërthim do të ketë një njoftim të plotë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";