Vijojnë të mbeten të larta shifrat e pandemisë në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë kryer 6.173 testime, që kanë zbuluar 535 raste të reja.
Advertisement
Dy pacientë humbën jetën: një 45-vjeçar nga Durrësi dhe një 77-vjeçar nga Tirana.
Advertisement
“Aktualisht janë 4615 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 60 pacientë. Janë shëruar 122 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.