Dy të mitur janë ndaluar nga policia e Shkodrës pasi janë kapur gjatë një proteste në këtë qytet duke mbajtur në dorë shishe me benzinë.

13 vjecari dhe 15 vjecari dyshohet, sipas policisë, mund ti përdornin shishet me benzene gjatë protestes se zhvilluar në Shkodër.

 

Sot në orën  11:00, në qendër të qytetit të Shkodrës është zhviluar një tubim i paligjshëm, ku pjesëmarrësit filluan lëvizjen  nga sheshi Luigj Gurakuqi drejt pedonales së qytetit, para Prefekturës. Shërbimet e Policisë,  gjatë monitorimit të tubimit konstatuan dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët kishin me vete një shishe benzinë që dyshohet se do ta përdorinin për djegie gjatë tubimit.Të dy  të mitur janë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër, ku është thirrur psikologu i DVP Shkodër dhe prindërit e tyre për veprime të mëtejshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Protesta e mesditës së sotme në shkodër u bë për vrasjen e Klodian Rashës teksa u kërkua nga pjesmarrësit dorëheqja e Ardi Veliut.