
Një burrë u arrestua nga policia e Beratit për zjarrvënie të qëllimshme.
62-vjeçari nga Uznova dyshohet se ndezi një zjarr në tokën e tij, por flakët të ndihmuara nga era e fortë dolën nga kontrolli.
Advertisement
Si pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme e mbjellë me dru frutore dhe ullinj.
Edhe në Cërrik një 41-vjeçar u prangos nga uniformat blu pasi nga zjarri që ndezi u shkrumbuan disa hektarë me pishe dhe ullinj.
Advertisement