Dy shkollat e reja, “John Kennedy” dhe “Nënë Tereza” në Kodër Kamëz, janë gati të hapin dyert në shtator. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi detajet e fundit të punës, ku dha lajmin e mirë për studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët në tetor do te kenë gati 8 godinat e reja universitare.

 

“Jemi shumë të lumtur si është transformuar e gjithë zona e Kodër Kamzës. Nuk është vetëm ky kompleks shkollor, por e kemi filluar pak më poshtë, me godinat e reja të studentëve, të zaptuara që nga viti ‘97-’98, kur më pas u dogj edhe biblioteka. Mandatin e parë u morëm me çerdhet dhe kopshtet në Njësinë 11, kurse këtë mandat kemi mbajtur premtimin më historik që është bërë ndër vite, u siguruam që nuk ka më shkolla me dy turne. Është një hapësirë e jashtëzakonshme, e dizenjuar nga arkitekti Winy Maas, që do të përdoret edhe nga fakultetet e UBT-së, edhe nga komuniteti i “start up”-eve”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Veliaj i bëri thirrje klasës politikës t’i japë fund kulturës së bllokimit të punëve të qytetit.

 

“E mbani mend debatin që kemi pasur me ish-Rektorin dhe lloj-lloj politikanësh. Një politikane ngjallte panik kur thoshte se shkolla “Sami Frashëri” do të shkojë në Paskuqan; një tjetër merrej me shkollën këtu. Por këto idiotësi dhe histeri duhet të marrin fund. Kultura e të mos lënit tjetrin të punojë duhet të marrë fund! Kush i kundërshton projektet e Tiranës duhet të kuptojë se s’ka shans të fitojë, i kanë humbur të gjitha betejat.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dy shkollat e reja të hapura në Kodër Kamëz do të mirëpresin të gjithë fëmijët e zonës me nisjen e vitit të ri shkollor.