Elbasan– Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në rrugën e bjetër r “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Petresh, dyshohet se 2 shtetas i kanë marrë automjetin tip “Ford”, shtetasit R. Ll., 28 vjeç.

Policia ka pikasur automjetin që këta dy shtetas kishin vjedhur dhe i ka bërë shenjë për të ndaluar, por shoferi nuk i është bindur urdhrit dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.

Për t’iu shmangur Policisë, 2 personat e kanë braktisur automjetin, pasi dyshohet se gjatë ecjes u përfshi nga flakët, në fshatin Dopaj.

Nga veprimet e para hetimore, si dhe bazuar në informacionet e siguruara, Policia ka krijuar dyshime të arsyeshme për autorët e këtij rasti. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";