Policia e Sarandës njoftoi se rreth orës 08:10, në sallën operative ka telefonuar noteri Thoma Kaçi, banues në lagjen nr.4, Sarandë.

Ai ka njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh.
Noteri nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";