Dy aksidente me lëndime këmbësorësh në qytetin e Pogradecit.
Aksidentet kanë ndodhur në hyrje të qytetit të Pogradecit, aty ku dhe trafiku i lëvizjeve të mjeteve në fundjavë është shumë i madh.
Në të dyja rastet këmbësorët kanë qenë duke lëvizur nga njëri krah i rrugës në tjetrin kur janë goditur nga mjetet por për fatin e mirë nuk kanë pasur probleme serioze për këmbësorët.
Oficerët e policisë së qarkullimit rrugor në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Advertisement
Policia rrugore gjatë sezonit turistik, në veçanti në fundjavë, u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të përdorin më shumë rrugët alternative të këtij qyteti përfshi dhe unazën për të ulur fluksin e lëvizjeve dhe shmangur aksidentet e tilla