Projekti arab për Portin e Durrësit ka bërë jehonë në mediat e huaja. Drejtori i kompanisë “Emaar Properties”, Mohamed Alabbar që ka marrë përsipër investimin ka dhënë një intervistë te “CNN”, ku ka shpjeguar pse u përzgjodh pikërisht Durrësi.

 

“Rritje ekonomike mbresëlënëse, fuqi punëtore, qeveri që punon ditë-natë për t’u bërë pjesë e Europës së vërtetë. Pra ju e shihni dhe shumica e njerëzve thonë shiko imazhin që Shqipëria ka për korrupsionin, për trafikun e drogës, trafikun e njerëzve, kjo nuk ju pengon? Jo, fatkeqësisht Shqipëria ka një të shkuar, për shkak të qeverive të mëparshme, mbase qysh nga para 90-ës dhe është përballur me të, i është dashur të kalojë në këtë fazë. Asgjë nuk bëhet brenda një nate,  por ata ia kanë dalë dhe të gjithë treguesit janë shumë pozitivë sipas meje, prandaj po investoj në një projekt të konsiderueshëm dhe jam shumë krenar që jam i pari në këtë aspekt. Është interesante sepse kanë kaluar një tërmet katastrofik në 2019, i cili shkatërroi shumë ndërtesa, përfshirë këtu edhe Portin e Durrësit. Duket si një mundësi për rindërtim dhe rizhvillim për vendin.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai ka treguar më shumë detaje edhe rreth projektit, duke siguruar se Durrësi do të ngjasojë njësoj si Dubai.

 

“Ky është një projekt madhor, 800 mijë m2, apartamente, hotele, zyra, një tërësi objektesh do thoja. Ky model nga Emiratet e Bashkuara, që ju e keni realizuar në Dubai mund të transferohet në një vend si Shqipëria? Epo, mendoj që këtë e kam realizuar në shumë vende, por i fundit ishte në Serbi, ku morëm përsipër stacionin e trenit, dhe bëra të njëjtën gjë dhe funksionoi jashtëzakonisht shumë mirë. Vërtet besoj që kjo gjë funksionon kudo në botë, nëse e bën mirë, me partnerët e duhur, për të ndërtuar portin më të madh në detin Adriatik në Durrës me mbi 12 mijë apartamente, hotele, restorante e dyqane, mendoj se për mua është si të kem një ëndërr që shkoj dhe e kthej në realitet.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";