88 058 zgjedhës ose 21.15 përqind kanë votuar në më shumë se gjysmën e qendrave të votimit të raportuar deri më tani në KQZ,
Deri në orën 14:00 bashkia me pjesëmarrjen më të ulët është Durrësi ku ka marrë pjesë në votime 30 802 zgjedhës ose 17 .16 përqind, nga 179 505 zgjedhës të raportuar në qendrat e votimit.
Një tjetër Bashki me pjesëmarrje të ulët është Shkodra. Sipas të dhënave të KQZ, deri në orën 14 në Shkodër kanë votuar 17 525 qytetarë ose 19.13 përqind e tyre.
Ndërsa Bashkia ku pjesëmarrja është më e lartë është ajo e Dibrës,ku kanë votuar 11 492 persona ose 29.81 përqind e tyre.
Dibra ndiqet nga Lushnja, ku kanë votuar 16 255 persona ose 27.42 përiqnd e tyre. Më pas vjen Vora ku kanë votuar 6 890 persona, ose 26.81 përqind e tyre, e ndjekur nga Rrogozhina me nje pjësemarrje prej 23.44 përqind ose 5 094 qytetarë.