Gjatë seancës plenare, deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka replikuar me kryeparlamentaren, Lindita Nikolla, pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama.
Sipas Dumës, kryeministri ka përdorur fjalë fyese ndaj deputetëve të opozitës, ndaj sipas saj, një gjë e tillë nuk duhet që të lejohet më. Ajo ka kërkuar nga kryeparlamentarja të ndalojë fjalimin dhe jo të sillet sikur Rama është eprori i saj.
“Nëse ju do të vijoni në këtë model ta trajtoni kryeministrin si epror dhe ju si vartës do ju tërheqim vëmendje. Që tu drejtohet deputetëve të opozitës dhe të nënkuptojë përçmimin e tij duhet që të ndalohet. Duhet që të ndalohet fjala e kryeministrit si të gjithë të tjerëve ka thënë ajo”, ka thënë Duma.
Nga ana tjetër kryetarja e Kuvendit Nikolla, ka theksuar se rregullorja e parlamentit dhe etika do të jetë e njëjtë për të gjithë