Llogaria e Instagramit të ish-ministres së Jashtme greke dhe motrës së kryeministrit Mitsotakis, Dora Bakojani është bërë pre e një sulmi kibernetik.
Piratë të internetit nga Turqia duke ndërhyrë në llogarinë e saj kanë hedhur në të video dhe fotografi.
Deputetja e Demokracisë se Re ka komunikuar me zyrat e kompanisë së rrjetit social në Dublin në mënyrë që të kryejë procedurat përkatëse dhe të shkarkohen nga llogaria e saj videot dhe fotografitë e hakerave nga Turqia.
Disa prej tyre kanë portretin e Qemal Ataturkut ndërsa një tjetër ka edhe një përshkrim të luftës greko-turke me mbishkrimin: ”Duke hedhur grekët në det”./tch
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";